Forconi shëndetin tuaj me gatimet tona të shijshme dhe ujin e pastër të burimit!
Shijoni në një atmosferë të këndshme ushqimin dhe pijet e shëndetshme, të përgatitura nga prodhime natyrore të bujqve të zonës, të sigurta e me cilësi të lartë.
Mishi, vezët, prodhimet e qumështit dhe peshku përpunohen e shërbehen me pasion e përzemërsi. Një kujdes i ve+antë i kushtohet mirëqenies së kafshëve, nga ku sigurohen këto ushqime. Të gjitha ushqimet janë të pamodifikuara gjenetikisht. Menyja përmban të dhënat përkatëse mbi burimin e sigurimit të lëndëve ushqimore.
Brenda mundësive shërbehen në pjatë fruta dhe perime të stinës. Ushqimet, për të cilat duhen kapërcyer rruge të gjatë transporti janë shmangur me vetëdije. Koritat e drunjta të mbjella me erëza sigurojnë përdorimin pa përjashtim të erëzave të freskëta.
Për festa dhe raste të veçanta ne mund të përgatisim më kënaqësi një meny të zgjedhjes suaj. Dëshira tuaja do të përmbushen prej nesh me plot fantazi.
Të dhëna të mëtejshme mbi javët dhe aktivitetet kulinarike, të organizuara përgjatë gjithë vitit si „Udhëtim kulinarik kosovar“, „Java kulinarike austriake“, „Java e gatimeve me mish qingji“, etj., mund t’i gjeni në faqen tonë virtuale – rezervimi është i domosdoshëm!

KUZHINA DHE SHËRBIMI

  • Përdoren pije, mish, fruta, perime dhe prodhime qumështi të zonës
  • Bukë ekologjike
  • Në ditë tematike ushqimet gatiten në mënyrë tradicioanle, mbi zjarrin e druve
  • Uji sigurohet nga burimet dhe krojet përreth
  • Vezët sigurohen nga pula të mbajtura lirshëm
  • Korita barishtesh

Për këtë qëllim ditët e pushimit, të qetësimit dhe ripërtëritjes në Hoteli ekologjik natyror Magra jane një shlodhje e mirëfilltë dhe mundësojnë forcimin e shëndetit në prehje absolute në atë skenë fantastike malore!

Tek ne, në këtë lartësi ideale dhe njëkohësisht e shtrirë midis maleve piktoreske Prokletije ju do te gjeni vende fuqidhënëse për të shijuar dhe pushuar, për të ripërtërirë mushkëritë dhe për t’u çliruar nga stresi, për të gjetur prehje, nga e cila ju mund të mblidhni fuqi për jetën tuaj të përditshme, pas kthimit nga pushimi.

Gjallëroni metabolizmin, stërvisni sistemin e qarkullimit të gjakut dhe zemrën, fuqizoni aparatin e lëvizjes! Lartësia ku ndodhet hoteli është sidomos edhe për alergjikët me interes.

Falë ambienteve dhe ofertave në vijim mund të siguroni kënaqësinë e plotë për trupin dhe shpirtin tuaj:
Sauna, Këndi i forcës, Banjo me ujë gurgullues, Bnjë me kashtë, Këndi me krypë deti, paketa të shëndetit, këndi i knajpimit, rrugicat për ecje këmbëzbathur.

Për një gjumë shlodhës mund të porosisni një çaj spezial mali, në termus, një jastëk gjumi me erëza ose një borsë me ujë të ngrohtë.

  • Gjeni kohën për një pushim siç duhet
  • Gjeni kohë për të jetuar jetën tënde
  • Të lesh pas krahëve shqetësimet
  • Për të gjetur vetveten duke gjetur fuqi të reja
  • Për t’u vetëdijësuar, se ç’ka rëndësi
  • Ditë të mrekullueshme, çaste të paharrueshme.

Një qëndrim në hotelin natyror ekologjik ju gjeni mundësinë për të sjellë në harmoni në rrethinat gjallëruese të luginës malore Bogë shpirtin dhe trupim në harmoni dhe për të gjetur gëzim në trupin tuaj dhe në lëvizjet.

Hoteli është një pikë ideale mbështetjeje për ekspedita zbulimi në ajrin e pastër malor me aromën e luleve të egra dhe rudinat idilike, për shtegtime të gjata në male dhe për çiklizëm malor.
I paharrueshëm mbetet një picknick në natyrën e hapur ose një shtegtim me fenerë para lindjes së diellit.

Në dimër ju mund t’i bashkangjiteni endjeve në dëborë me këpucë alpine, endjeve romantike me fenerë ose ecje dimërore nordike, duke përshkuar rrethinat e hotelit të mbuluara me dëborë. Një ashensor alpin (në largësinë 1km) fton të gjithë të marrosurit pas borës të ndërrmarin skijime të hatashme dhe të shijojnë argëtimet në dëborën madhe.

SPORTI + WELLNESS

  • Ecje me fenerë, lëndina me lule malore, darkim nën yje
  • Huazim i shkopave për ecje sportive
  • Shëtitje, ecje malore, Trekking
  • Zjarr kampimi
  • Për trajtimet Wellness përdoren natyrisht prodhime si kashtë, verë, baltë, lule malore dhe barishte
  • Shijoni një shëtitje mbi një slitë kuajsh në një pyll dimëror romantik!

Ju kërkoni një vend për të zhvilluar konferencën, kongresin, mbledhjen ose nje aktivitetin tuaj?
Atëherë ejani në ekohotelin natyror Magra Austria në Bogë!

TEK NE MUND TË ORGANIZOSH GJITHÇKA:

  • Një konferencë, një mbledhje, një seminar, një kongres
  • Mund të akomodohen deri në 60 persona
  • Një atmosferë e papërsëritshme, në mes të forcës së maleve lindin mendime krijuese.
  • Në pushim, mbyllje të aktivitetit mund të meditosh ne tarracën diellore, mund të ndërrmarësh një shëtitje nëpër alpe dhe mund të shfrytëzosh propozimet e shumta të wellnes.
  • Festat e firmës, një mbrëmje speciale me folklor shqiptar, një takim familjar, një festë ditelindjeje, një martesë, një përvjetor martese, një party alpin – e të tjera si këto.
Pishina është ne renovim nga 1 Prilli 2017