eko_hotel_rreth_nesh

EKO HOTEL

Sipërmarrja familjare MAGRA AUSTRIA është një ekohotel natyror. Ai ngrihet në mes të një peizazhi mahnitës, në një zonë me klimë kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetëm 115 km larg nga Prishtina.

Ajër malor aromantik, qetësi, natyrë e paprekur, peizazh magjepsës, ujë burimi malor i kulluar si kristal, shërbim i ngrohtë, cilësi e klasit të lartë, gatime speciale, një kënd lojërash për fëmijë, ofertë e shumëllojshme Wellness në ambientet e hotelit e shumë të tjera janë kushtet që ju ofrohen për një pushim shlodhës dhe fuqidhënës.

Ky pushim e jep veprimin e vet edhe në pak ditë qëndrimi në këtë hotel. Shpirti lëndohet nga përjetime të padëshiruara; përjetimet pozitive e forcojnë atë. MAGRA AUSTRIA është një vend, ku shpirti merr ripërtërihet dhe një qendër pushimi për një sezon shlodhës për trupin dhe psiqikën; për veshët, sytë, zemrën dhe mendjen. Në MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lëndinat alpine mbërrijnë deri në tryezën e ngrënies. Në çdo stinë ia vlen frekuentimi i këtij hoteli!

 

Pranvera alpine plot jetë gjallëron gjymtyrët e lodhura. Lëvizja në ajrin e freskët malor aktivizon qelizat mbrojtëse, të cilat pastrojnë organizmin prej qelizave e shkatërruara dhe të dala jashtë përdorimit.

Vera ofron mundësi të papërfytyrueshme, të tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetër, lëndinat të ftojnë në krahët e tyre duke të dhuruar prehje e ëndërrime.

Në vjeshtë lëvizja në ajër të pastër, veçanërisht në mot me erë, gjallëron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak të organeve duke forcuar kështu sistemin imunitar. Ofertat speciale të trajtimit Wellness janë mjeti më i mirë kundër depresionit dimëror dhe kundër lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sëmundjet e ftohjes.

Dimri grish me stuhitë e dëborës, borën e imët, banjot e diellit dimëror shtrirë në tarracë; me ftohtësinë drithëruese në pyjet malore të mbuluara si në përralë nga dëbora e nga ana tjetër ngrohtësinë nanuritëse në ambientet e hotelit.

NATYRA

E shtrirë në përëndim të Kosovës, arena natyrore e Rugovës ka qenë prej motesh djep mitesh e legjendash.

Shtigje të hershme, të pjerrëta përshkojnë grykat malore, masivet malorë fantastikë dhe kullotat alpine, që shtrihen deri në Mal të Zi dhe Shqipëri i kanë falur kësaj treve një ngjyrim aventuror.
Panorama piktoreske dhe karakteri i papërsëritshëmi rajonit, përsa i përket banorëve dhe traditave, përbëjnë veçantinë e Rugovës.

Veçanërisht mbresëlënëse është Gryka e Rugovës, e krijuar nga lumi Lumbardha e Pejës, i cili gjarpëron ndërmjet majave më të larta të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Rruga e hapur pjesërisht mbi muret e mprehta shkëmbore, të shpie drejt majës Kulla-Pass prej 1849 metrash e lartë, duke lidhur kështu rajonin e Rrafshit të Dukagjinit me Malin e Zi.

Një rrugë piktoreske, e cila edhe pse e ngushtë është e asfaltuar, të çon në qendrën e skijimit e të pushimit veror në Bogë, e cila ndodhet në lartësinë prej 1400 metrash.

PARTNERËT

10511315_1417628758565008_4747713677030770244_n

13177846_1607532302907985_8712340265821138631_n

Dr. Marianne Graf

Nismëtarja e projektit në tërësi (d.m.th: planifikimi komplet, konceptimi i përgjithshëm, asistenca për anën estetike dhe praktike, përkufizimi si qendër kurative, mundësimi i një kontributi vullnetar të klasit të lartë në një firmë austriake pararojë, zbatimi dhe përkujdesja e eko-projektit-pilot në Ballkan) është Presidentja e Organizatës Humanitare “Partneriteti Shqipëri-Austri”, znj. Konsulle Dr. Marianne Graf. Aftësitë, njohuritë sidhe largpamësia e saj kanë mundësuar ngritjen e qendrës sonë kurative. I shprehim asaj falenderimin tonë të madh!