Hoteli
Sipėrmarrja familjare MAGRA AUSTRIA ėshtė njė ekohotel natyror. Ai ngrihet nė mes tė njė peizazhi mahnitės, nė njė zonė me klimė kurative, e paprekur nga ndotja e ajrit dhe ajo akustike. Hoteli ndodhet 1450m mbi nivelin e detit; vetėm 115 km larg nga Prishtina.
Ajėr malor aromantik, qetėsi, natyrė e paprekur, peizazh magjepsės, ujė burimi malor i kulluar si kristal, shėrbim i ngrohtė, cilėsi e klasit tė lartė, gatime speciale, njė kėnd lojėrash pėr fėmijė, ofertė e shumėllojshme Wellness nė ambientet e hotelit e shumė tė tjera janė kushtet qė ju ofrohen pėr njė pushim shlodhės dhe fuqidhėnės.
Ky pushim e jep veprimin e vet edhe nė pak ditė qėndrimi nė kėtė hotel. Shpirti lėndohet nga pėrjetime tė padėshiruara; pėrjetimet pozitive e forcojnė atė. MAGRA AUSTRIA ėshtė njė vend, ku shpirti merr ripėrtėrihet dhe njė qendėr pushimi pėr njė sezon shlodhės pėr trupin dhe psiqikėn; pėr veshėt, sytė, zemrėn dhe mendjen. Nė MAGRA AUSTRIA pyjet malore dhe lėndinat alpine mbėrrijnė deri nė tryezėn e ngrėnies. Nė ēdo stinė ia vlen frekuentimi i kėtij hoteli!
Pranvera alpine plot jetė gjallėron gjymtyrėt e lodhura. Lėvizja nė ajrin e freskėt malor aktivizon qelizat mbrojtėse, tė cilat pastrojnė organizmin prej qelizave e shkatėrruara dhe tė dala jashtė pėrdorimit.
Vera ofron mundėsi tė papėrfytyrueshme, tė tilla si: ecje malore, ecje sportive, ngjitje alpine. Nga ana tjetėr, lėndinat tė ftojnė nė krahėt e tyre duke tė dhuruar prehje e ėndėrrime.
Nė vjeshtė lėvizja nė ajėr tė pastėr, veēanėrisht nė mot me erė, gjallėron qarkullimin e gjakut dhe furnizimin me gjak tė organeve duke forcuar kėshtu sistemin imunitar. Ofertat speciale tė trajtimit Wellness janė mjeti mė i mirė kundėr depresionit dimėror dhe kundėr lodhjes. Zbatimi i trajtimit kneipp (lexo: knajp) ruan organizmin nga sėmundjet e ftohjes.
Dimri grish me stuhitė e dėborės, borėn e imėt, banjot e diellit dimėror shtrirė nė tarracė; me ftohtėsinė drithėruese nė pyjet malore tė mbuluara si nė pėrralė nga dėbora e nga ana tjetėr ngrohtėsinė nanuritėse nė ambientet e hotelit.
Kthehu mbrapa